Ministria e Jashtme e Turqisë tha se gjatë negociatave në Astana për formimin e një zone jokonfiktuale në Idlib të Sirisë, si një vend garantues i opozitës dhe duke marrë parasysh pikëpamjet e ndryshme të grupeve opozitare në terren, luajti një rol vendimtar në arritjen e një marrëveshje.
Marrëveshja në fjalë nënkupton përveç tjerash që vëzhgues nga Turqia, Rusia dhe Irani të vendosen në zonën jokonfliktuale në Idlib.
Palët pjesëmarrëse në negociatat për paqe në Siri, sot arritën një marrëveshje mbi kufijtë e zonës jokonfliktuale në Idlib.