Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë: 130 pjesëtarë të ushtrisë do t’i bashkohen sot Kosovës

0

Kosovës do t’i bashkohen 130 pjesëtarë të ushtrisë kroate, mes tyre edhe gjashtë gra.

Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë përmes një njoftimi zyrtar, bëri me dije se do të nisë sot në Kosovës si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Pritet që në orën 10:30 të zhvillohet ceremonia, e cila do të mbahet në kazermën “Brigada e Ushtrisë Kroate” në Nasice.

Të pranishëm do të jenë presidenti kroat Zoran Milanoviç dhe ministri i Mbrojtjes Mario Banozhiç.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here