Ministrja e Mbrojtjes jep lajmin e mirë në Dibër: Brenda dy javësh nis puna për Rrugën e Arbrit

0
6

Nga Dibra, ku ka zhvilluar një takim me banorët në Peshkopi, Maqellarë dhe Melan, në kuadër të procesit të “Llogaridhënies publike”, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dhënë një lajm të mirë.

Gjatë bashkëbisedimit, ministrja Xhaçka tha se brenda dy javësh nis puna për Rrugën e Arbrit, një investim i shumëpritur nga banorët e zonës.

“Është koha që Dibra të marrë atë që i takon për gjithcka i ka dhënë Shqipërisë. Vullneti për të ndryshuar gjërat është shumë i fortë. Qeverisja po vijon sipas pritshmërive që njerëzit kanë për ne”, u shpreh ministrja Xhaçka në Maqellarë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here