Ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka ka pritur në një takim sot ambasadorin e SHBA-ve dhe përfaqësues amerikanë.
Xhaçka thotë se në takim është biseduar për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve që i shërben forcimit të sigurisë në vend.
“Sot pata kënaqësinë të takohem me përfaqësuesit e lartë të aleatëve tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ?
?. Me ambasadorin Donald Lu, biseduam mbi bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve në funksion të forcimit të partneritetit dhe sigurisë në vend”, shkruan Xhaçka.