Miratohet kontrata për ndërtimin e Rrugës së Arbrit

0
2

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure kontratën për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Kontrata me një vlerë 240 milionë euro ka në objekt përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës.

Rruga e cila është pjesë e paketës “1 miliardë euro” dhe shteti  do të marrë përsipër të likuidojë kontraktonin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit.

Ndërtimi i Rrugës së Arbrit nuk është një ide e lakuar së fundmi. Ajo ka nisur të lakohet që gjatë qeverisjes së djathtë dhe në disa seksione të gjurmës janë bërë ndërhyrje tek-tuk por pjesa më e madhe vijon të mbetet e paprekur. Vitin e kaluar pranë Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës u paraqitën tre kompani për të marrë përsipër ndërtimin e kësaj vepre por në fund vetëm Gjoka Konstruksion arriti të kalonte të gjitha fazat kurse dy operatorët e tjerë nuk plotësonin kriteret.

“Arsyet e s kualifikimit: Operatori Ekonomik “Adem Pojani” nuk plotëson asnjë̈ nga kriteret e kualifikimit, si dhe nuk ka paraqitur ofertë financiare; Arsyet e skualifikimit: Operatori Ekonomik “Alb-Star” sh.p.k. nuk plotëson kriteret e kualifikimit, si dhe nuk ka paraqitur ofertë financiare” thuhet në njoftim. Gjoka Konstruksion që është shpallur edhe si oferta fituese duhet që brenda datës 20 nëntor të paraqesë dokumentet e kërkuara për të vijuar më pas me procedurat e tjera të negocimit dhe nënshkrimit të kontratës” do të bënte me dije në atë kohë ministria.

Rruga e Arbrit konsiderohet aktualisht e përfunduar plotësisht në 20.12 kilometra të saj, me 15.175 kilometra shtesë të përfunduara pjesërisht dhe 26.372 km të tjera për t’u ndërtuar sipas projektit ekzistues.

Gjatësia e aksit që nis në Tiranë dhe përfundon në Bllatë, sipas studimit të fizibilitetit pritet të jetë afërsisht 73.5 km./Monitor

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here