Mirel Josa emërohet trajner i Prishtinës

0

Mirel Josa rreth 10 ditë më parë befasoi jo pak teksa zyrtarizoi marrëveshjen me Prishtinën si drejtor sportiv i klubit. Por aventura e re në postin e ri ka zgjatur shumë pak për ish-teknikun e Tiranës.

Josa ka bërë roatcion me Arsim Thaqin duke marë rolin e trajnerit te skuadra e Prishtinës, ndërsa ky i fundit është emëruar drejtor sportiv i klubit.
Thaqi-Ejupi-Josa-470x308
Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Prishtinës

“Në koordinim me Bordin e klubit dhe shtabit profesional të përbërë nga trajnerët e klubit, është vendosur të bëhet rotacion në udhëheqjen e ekipit të parë. Duke përfillur kriteret e më hershme të kryetrajnerëve me përvojë dhe që pas vetes kanë shumë tituj të fituar, është vendosur që Mirel Josa tani e tutje të udhëheq ekipin e parë. Ndërsa, kryetrajneri i deritashëm Arsim Thaqi, i cili edhe para se të emërohej kryetrajner, kishte qenë koordinator i klubit dhe i shkollës, emërohet drejtor sportiv.

Sot pasdite skuadrën në seancën stërvitore do ta udhëheq Mirel Josa.

T’ju kujtojmë se Prishtinën në dy ndeshjet e ardhshme e presin ndeshje shumë të vështira. Të shtunën në Gjilan me skuadrën homonime, ndërsa të mërkurën Prishtina e “pret” Feronikelin vendas në Drenas.”

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here