Modeli elektrik EV6 nga KIA futet në librin e rekordeve Guiness

0

V6 gjatë udhëtimit nga New Yorku drejt Los Angeles, i kaloi në mbushës shtatë orë, 10 minuta e një sekondë, që është koha më e shkurtër të modelit elektrik i KIA, duke i siguruar hyrjen në librin e rekordeve Guiness.

Cross0veri elektrik i KIA – modeli EV6 është futur në librin e rekordeve Guiness, pasi gjatë udhëtimit shtatëorësh nga New Yorku për në Los Angeles për mbushjen e baterisë i kaloi shtatë orë, 10 minuta e një sekondë, është koha më e shkurtër e verifikuar që është shpenzuar për kalimin nga bregu perëndimor në atë të lindjes në SHBA, transmeton Telegrafi.

Një lëvizje e mençur marketingu, KIA në kulmin e popullaritetit të modelit të parë elektrik, vlen të theksohet avancimi i teknologjisë së baterisë dhe mbushësit që më së miri e përshkruan rekordi i deritanishëm i Guiness (Tesla P85D), ku gjatë rrugëtimit të njëjtë gjashtë vite më parë, në mbushës i kaloi 12 orë, 48 minuta e 19 sekonda.

KIA EV6 ofron motorin me tërheqjen në rrotat e pasme por edhe më të katrat. Versionin e parë e vë në lëvizje motori elektrik me 170 kuaj-fuqi, që mjaftojnë që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 8,5 sekonda e shpejtësinë maksimale e ka 185.

Me vetëm një mbushje të baterisë (77,4 kWh) përshkon 528 kilometra (në rrëgjimin e kombinuar). Në “RWD” ofrohet motori elektrik që prodhon 229 kuaj-fuqi.

Në fakt EV6 që bën tërheqje me të katër rrota, e vënë në lëvizje dy motorë elektrike që gjeneron 325 kuaj-fuqi. Versioni më i fuqishëm nga 0-100 e arrin për 5,2 sekonda e shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 185 km/h. Sa i përket baterisë, me vetëm një mbushje përshkon 506 kilometra.

Në kulmin e ofertës është EV6 GT me dy motorë elektrike që prodhojnë 586 kuaj-fuqi. Shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë elektronike në 260 kilometra në orë. Nga 0-100 kilometra e arrin për 3,5 sekonda, e me vetëm një mbushje të baterisë i kalon rreth 400 kilometra. /Telegrafi/

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here