“Molla” ngadalëson modelet e vjetra që të shesë të rejat, kompania kërkon falje

0
3

 Gjiganti amerikan i teknologjisë Apple, kërkoi falje për ngadalësimin e fshehtë të modeleve të vjetra të iPhone-it.

Apple pranoi se ka ngadalësuar modelet e vjetra të iPhone-it për të parandaluar fikjet e papritura të cilat mund të ndodhin për shkak të zvogëlimit të jetëgjatësisë së baterisë. “Kërkojmë falje. Asnjëherë nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë diçka që do të shkurtojë jetëgjatësinë e ndonjë produkti të Apple ose zvogëlojë cilësinë e përvojës së përdoruesit”, thuhet në njoftimin të publikuar në ueb faqen e Apple.

Nga kompania amerikane e teknologjisë më tej është theksuar se do të bëhet lirim prej 50 dollarësh në ndërrimin e baterive, kështu që çmimi i ndërrimit të baterive është ulur prej 79 në 29 dollarë.

Apple gjithashtu njoftoi se në vitin 2018 do të bëjnë përditësim në sistemin operativ që të ndjekin më mirë gjendjen e baterisë së përdoruesve.

Kompania ditët e kaluara kishte pranuar se i ka ngadalësuar modelet iPhone 6, 6S, SE dhe 7 për të parandaluar fikjen e papritur të baterisë në raste kur vjetërsohet ose kur bateria është harxhuar. Pas njoftimit në vende të ndryshme të SHBA-ve ishin hapur padi kolektive dhe individuale.

A man holds up new iPhone with "animoji" feature

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here