Momente ngjethëse në Kinë, e reja shpëtohet mrekullisht nga përmbytjet, publikohen pamjet (VIDEO)

0

Kina Qendrore, është përfshirë ditët e fundit nga një valë e madhe reshjesh shiu, ku si pasojë rajoni Henan është përmbytur i tëri.

Në Zhengzhou, një qytet me më shumë se 12 milionë banorë, janë regjistruar pasojat më të mëdha.

Deri më tani atje janë shënuar 12 persona të vdekur si dhe qindra të tjerë të zhdukur.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet momenti kur disa persona shpëtojnë një të re, e cila rrezikoi jetën në rrymat e vrullshme.

Ajo shfaqet teksa mbahet fort në litarë, e persona të tjerë me shumë vështirësi arrin ta tërheqin në ujërat e qeta.

Fatmirësisht, ajo ka arritur t’ia hedhë më të keqes dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here