Momenti kur një mjet shpërthen në afërsi të gazetares që ishte në transmetim live në veri

0

Është publikuar një video e re e sulmit të banorëve serbë në veri ndaj gazetarëve.

Gjersa ishte në një lidhje direkte, në afërsi të gazetares së Kanal 10 është hedhur një mjet shpërthyes.

Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre.

Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Reagimi i plotë:

Gazetarët kosovarë vazhdojnë të mbesin të rrezikuar në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me faktin që gazetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu vazhdojnë të jenë të rrezikuar.

Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre.

Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here