Alvaro Morata ka folur edhe një herë tjetër për largimin nga skuadra e tij e zemrës, Real Madrid
Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata insiston se nuk ka dashur të qëndronte në Real Madrid edhe një vit tjetër duke qenë zëvendësues.
Ai madje tha se ishte i lumtur dhe Zidane e dëshironte në skuadrën e tij.
“Zidane dëshironte që të qëndroja dhe unë isha i lumtur në Madrid, por nuk mund të isha zëvendësues. Ka ardhur koha kur unë duhet të luajë dhe të ngritëm si lojtarë”, tha Morata për Daily Mail.
“Nuk dua vetëm të jem ambicioz, por dua të shënoi gola dhe të kem sukses”.
Morata në Real u kthye në verën e vitit 2016 nga Juventus, por përfundoi si zëvendësues i sulmuesit francez Karim Benzema, çka bëri që ai një vit më vonë të kalonte në Chelsea për 80 milionë euro.