Mot i çmendur në Serbi/ Breshër dhe stuhi, shkulen pemët me rrënjë

0
4

Një mot i paqëndrueshëm ka përfshirë Serbinë, duke shkaktuar probleme të shumta në këtë shtet ballkanik.

Moti me reshje shiu dhe erëra të fuqishme ka bërë që drunjtë të shkulen me rrënjë, ndërsa shumë banorë kanë mbeturpa energji elektrike. Rrugët e Beogradit duken sikur aty ka kaluar ndonjë lumë, shkruajnë mediat serbe.

Si rrjedhojë e reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë, shumë lagje në kryeqytetin serb janë bërë të pakalueshme. Janë raportuar raste kur drunjtë e shkulur kanë rënë mbi makinat që ishin të parkuara.  Fotot tregojnë se në çfarë kaosi është zhytur Beogradi në këta ditë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here