Mot i keq në SHBA, helikopteri përplaset me një ndërtesë

0
1

Në Manhatan të New Yorkut në SHBA ka ndodhur një aksident ajror në të cilin është përfshirë një helikopter i cili si pasojë e motit të keq është përplasur në një ndërtesë.

Televizioni amerikan ABC, thotë se të paktën një person ka humbur jetën në aksidentin i cili ishte shkaktuar nga moti i keq i shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm.

Helikopteri fillimisht goditi çatinë e ndërtesës në Avenue 7, pas çka shpërtheu një zjarr i cili detyroi autoritetet të evakuojnë të gjithë banorët e ndërtesës. Përveç saj, u evakuuan edhe disa ndërtesa përreth zonës së aksidentit./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here