Mot i kthjellët në gjithë territorin…parashikimi i motit për ditën e sotme

0
4

Sipas MeteoAlb: Mot i kthjellët do të mbizotërojë në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet sërish shtim i vranësirave, ndërsa reshje do ketë kryesisht në zonat veriore të vendit. Por mbrëmja largon reshjet edhe nga këto zona duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C verilindja deri në 27°C ultësira perëndimore.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Ballkani perëndimor dhe Gadishulli Iberik paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pjesa më e madhe e Europës do të përfshihet nga vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe herë pas-here stuhi ere.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here