Mrekullia ndodh në rrugën nga Arakani për në Bangladesh, lindën 100 foshnja

0

Në rrugën nga Arakani për në Bangladesh kanë lindur 100 foshnja

Në dy javët e fundit, pranë kufirit midis Mianmarit dhe Bangladeshit, apo në rrugën që përdorin muslimanët e Arakanit në kushte të rrezikshme dhe johigjienike kanë lindur 100 foshnja.

Sipas “Dhaka Tribune” të Bangladeshit në dy javët e fundit në kufirin midis Mianmarit dhe Bangladeshit, pa kurrfarë ndihme mjekësore në jetë kanë ardhur 100 foshnja.

Në sulmet që ushtria e Mianmarit, nën pretekstin e luftës kundër militantëve të armatosur, të nisura më 25 gusht, kanë lënë të vrarë një numër të madh të muslimanëve të Arakanit, kurse në këtë rrugë të rrezikshme disa gra shtatzëna, që arritën t’i shpëtonin ngjarjeve të dhunshme, kanë lindur.

Njëra prej këtyre grave shtatzëna është Suraiya Sultan 25 vjeçare, e cila, pasi ushtria e Mianmarit e bastisi shtëpinë e saj dhe i vuri zjarrin fshatit ku ata jetonin, la edhe ato pak gjëra që i kishin dhe iku.

Suraiya ishte një nga shumë muslimanë të Arakanit, të cilët më 26 gusht policia kufitare e Bangladeshit nuk u lejoi hyrjen në vend dhe të cilët u detyruan të presin në zonën Jummun Khali Bariband.

Asaj iu paraqitën dhimbjet, pas së cilës kërkoi ndihmë nga policia. Në fund, oficerët, së bashku me disa gra, e vendosën në anijen e policisë kufitare. Gratë që ishin në varkë e ndihmuan që të lindte.

Disa oficerë policie vunë re se gjendja shëndetësore e saj po përkeqësohej dhe e dërguan atë në kampin e refugjatëve në Nayapara. Kështu ajo dhe fëmija i saj morën ndihmë mjekësore.

Gazetari më 9 shtator shkoi në Nayapar dhe gjeti Suraiy dhe foshnjën e saj Ayesha.

Zyrtari i kampit Mohd Mominul Haq deklaroi për “Dhaka Tribune” se rreth 100 foshnja kanë lindur që nga 26 gushti dhe se nënat e tyre janë dërguar në kamp në mënyrë që t’u jepet ndihma.

“Këto nëna dhe foshnja ishin në gjendje kritike. Ne bëmë gjithçka që mundëm për t’i ndihmuar ata”, tha Haq.

Gazetari gjithashtu u takua me shumë gra, si Suraiye, të cilët me fëmijët e tyre në krahët jetonin pa çati mbi kokë dhe kërkonin ushqim.

Koordinatori i qendrës mjekësore, Ganashast Kendra, Monzur Kabir Ahmed, tha se në “tokën e askujt” nga 4 deri më 10 shtator kanë takuar 89 nëna dhe fëmijë./AA

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here