Muaj Mjalti, ja me çfarë lëviz Besi në Maldive

0

Angazhimet e shumta të Besit dhe Xhensilës me muzikë e shtynë paksa në kohë muajin e tyre të mjaltit.

Fundjavën e parë pas dasmës, Xhensila u nis në Zvicër për të mbajtur një koncert, e ndërsa Besi nisi menjëherë punën për të sjellë këngën e re që e lançoi për herë të parë në dasmë “Skrifterja e zemrës”.

Për këtë arsye u përfol se çifti nuk do bënte muaj mjalti, por ja që paskemi gabuar.

Zarfi mbi tavolinë që Xhensila publikoi dje në Instagram kishte shumë vlerë. Ai mbante emrin e një resorti luksoz në Maldive, ‘Four Seasons’ ku çifti ka shkuar për muajin e mjaltit.

E pyetur nga Prive Xhensila tha se muajin e mjaltit nuk e kishin menduar, por na njoftoi se kudo që të shkonte do postonte foto. “Po mos kini merak, se unë do postoj foto…” – tha Xhensila për Prive dhe kështu ka bërë, në fakt.

Sot ajo ka treguar një pjesë nga “parajsa” ku po qëndron së bashku me bashkëshortin e saj tanimë, Besin.

Destinacioni perfekt për çiftet e sapomartuara… dhe për të gjithë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here