Muaji i Ramazanit/ TIKA organizon iftar në Tiranë

0
4

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka organizuar sonte një iftar me pjesëmarrjen e personaliteve nga fusha të ndryshme në Shqipëri.

Në iftarin e shtruar në ambientet e Mak Albania në Tiranë merrnin pjesë ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatori i zyrës së TIKA-s në Shqipëri, Necip Özay Özütok, përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.

Gjatë iftarit u shfaqën videot e disa projekteve të realizuara nga TIKA në Shqipëri në sektorë të ndryshëm.

Kujtojmë se TIKA në Shqipëri që nga viti 1996 ka realizuar më shumë se 500 projekte në fusha të ndryshme si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Gjithashtu TIKA dhe institucione dhe organizata të ndryshme nga Turqia çdo vit me rastin e muajit të Ramazanit ofrojnë ndihma dhe shtorjnë sofra të iftareve për familjet në nevojë në Shqipëri.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here