Nivelet e ulëta të vitaminës D rrisin rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë tek gratë, sipas një studimi.
Skleroza e shumëfishtë pengon aftësinë e pjesëve të sistemit nervor për të komunikuar duke rezultuar në disa shenja simptomash duke përfshirë probleme fizike, mendore dhe psikiatrike.
Gjatë studimit, gratë që kishin nivel të ulët të vitaminës D në gjak u pa se ato ishin diagnostikuar me sëmundjen e sklerozës dhe se sëmundja kishte avancuar.
Rritja e vitaminës D në gjak me 50 nmol/ L, ul 39 % rrezikun nga sëmundja.
Studiuesit janë duke hulumtuar sërish për të gjetur dozën optimale të vitaminës D që duhet për zvogëlimin e sklerozës.
Por vitamina D nuk shërben vetëm për parandalimin e sklerozës, pasi nga vitamina mund të kemi përfitime të shumta shëndetësore.
Autori Munger e botoi këtë studim në revistën Neurology.