NATO deklaratë për sistemin S-400

0

NATO deklaratë për sistemin S-400

NATO në lidhje me blerjen nga Turqia të sistemeve të mbrojtjes raketore S-400, Rusisë, ka deklaruar se “Aleatët e NATO-s vendosin vetë se çfarë pajisjesh ushtarake do të blejnë”.

Një zyrtar i lartë i NATO-s në një deklaratë për AA-në pas lajmeve në median turke të bazuara mbi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se Stoltenberg nuk ka folur për organet e shtypit të cilat kanë cituar fjalë të tij. 

Në lidhje me blerjen e Turqisë të sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia, zyrtari i NATO-a ka bërë vlerësimin: “Aleatët e NATO-s vendosin vetë se çfarë pajisjesh ushtarake do të blejnë. Për NATO-n është e rëndësishme që pajisjet e blera nga aleatët të funksionojnë në përputhje me pajisjet e NATO-s. Aftësia e forcave të armatosura të aleatëve për të punuar së bashku në mënyrë që NATO të përmbushë operacionet dhe misionet e saj ka një rëndësi kyçe. Aktualisht asnjë aleat nuk përdor S-400. NATO nuk është informuar në lidhje me detajet e kësaj blerjeje.”

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here