NATO njeh Rusinë si ‘shtet terrorist’, thirrje për krijimin e një Gjykate Speciale

0

30 anëtarë të Aleancës kanë mbështetur propozimet e delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare më 21 nëntor dhe kanë miratuar një rezolutë që e njeh Rusinë si një ‘shtet terrorist’.

 

Lajmi gjithashtu është bërë me dije nga kreu i delegacionit të përhershëm të Ukrainës Yehor Cherniev.

Gjithashtu rezoluta apelon për ngritjen e një gjykate të posaçme ndërkombëtare në lidhje me agresionin e Rusisë në Ukrainë, tha Cherniev.

“Një gjykatë e tillë do të bëjë të mundur dënimin jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës, por edhe të udhëheqjes së lartë ruse,” shtoi ai.

“Rezoluta e quan Rusinë kërcënimin më të drejtpërdrejtë për sigurinë euro-atlantike,” tha Tomas Valasek, kreu i delegacionit sllovak në AP të NATO-s.

“Aty thuhet qartë se shteti i Rusisë, nën regjimin e saj aktual, është një shtet terrorist”, shtoi ai.

Më tej bëri me dije se Rusia ka shkelur marrëveshjet e saj me aleancën, kështu që dispozita e kufizimit të vendosjes përpara të trupave është “e pavlefshme”.

Dokumenti përfshin gjithashtu kërkesat e Ukrainës për të rritur ndihmën ushtarake, zhvillimin e hapave specifikë në lidhje me pranimin e Ukrainës në NATO dhe krijimin e një mekanizmi për mbledhjen e dëmshpërblimeve nga Rusia për dëmet e shkaktuara nga agresioni i saj.

Rezoluta do t’u dërgohet qeverive dhe parlamenteve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 14 nëntor miratoi një rezolutë duke thënë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljet e ligjit ndërkombëtar gjatë luftës së saj në Ukrainë dhe duhet të paguajë dëmshpërblime të luftës.

Sipas votimit, 94 vende e favorizuan masën, 14 vende, përfshirë Kinën dhe Iranin, votuan kundër, ndërsa rreth 73 vende abstenuan.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here