Ndalohet kamioni me drogë në portin e Vlorës, kishte destinacion Italinë

0

Image result for kamion me droge vlore

Një sasi lënde narkotike është kapur në portin e qytetit të Vlorës. Droga u kap nga policia kufitare dhe sipas raportimeve të para ajo kishte destinacion Italinë.

Deri më tani besohet të jenë rreth 15 kg e llojit kanabis sativa, megjithatë sasia e lëndës narkotike nuk është peshuar ende. Droga ishte e fshehur në shufra alumini në një kamion dhe e vendosur në mënyrë të sofistikuar.

Në pranga ka përfunduar shoferi i trailerit ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here