“Ndërhyri shoku Gramoz që më lanë të hyja”, Rama tregon historinë se si hyri në PS: Kjo është godina e historisë sime politike

0
37

Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori personale se si e nisi angazhimin e tij në politikë dhe në PS, pikërisht në Mallakastër.

Teksa shoqërohej nga kryetari i Kuvendit dhe drejtues politik i qarkut të Fierit, Gramoz Ruçi, Rama është njohur nga kryebashkiaku, Qerim Ismailaj me projektin për këtë qytet. Kreu i qeverisë, duke treguar një godinë të vjetër, e cila sipas tij është ndërtesa e historisë së tij politike.

Rama: Gramoz, kjo është godina e historisë sime politike. Këtu ka qenë tentativa ime e parë për të hyrë në ato konferencat për të zgjedhur kryetarin e ri. Më lanë tek dera dhe më thanë; do mblidhemi për të marrë një vendim. Doli Sokrati, më dha letrën dhe më tha; Nuk pranohesh që të hysh në sallë. Pas disa tentativash, ndërhyri shoku Gramoz edhe….

Ruçi: Po çne Sokrati këtu?
Rama: Po ka qenë i Fierit mo
Ruçi: Jo. Jo, ka qenë…
Rama: Sokrati i Fierit mo, unë kam letrën këtu. Ndoshta ka qenë i deleguar që ndiqte këtu. Sa herë e takoj Sokratin, i them; Letra Sokrat, më le jashtë (Qeshin)

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here