Ndërkombëtarët kërkuan që të lejohen serbët të votojnë, reagon qeveria e Kosovës: E drejta e votimit nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë

0

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik , është shprehur se e drejta e votimit nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Kosovë. Ahmeti theksoi se janë dy mënyra për të votuar dhe çfarëdo kërkese shtesë nga Serbia është vetëm preteks për destabilizim e vendit.

Ky reagim vjen pasi BE-ja dhe QUINT-I i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i lejojë serbët të votojnë në referendumin që do të mbahet në Serbi.

“E drejta e votimit nuk po i mohohet asnjë qytetari të Serbisë në Republikën e Kosovës. Por, kjo e drejtë nuk mund të manifestohet duke shkelur sovranitetin e vendin. Përderisa janë dy mundësi të lehta votimi për këta qytetarë, nëpërmjet postës dhe nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Republikën e Kosovës, çfarëdo kërkese shtesë nga Serbia është vetëm preteks për destabilizim eventual të vendit e rajonit”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas Ahmetit kërkesat e paarsyeshme të Serbisë kanë si synim legjitimin e destabilizimit në rajon dhe Kosovë.

Sipas tij, njohja e së drejtës së dikujt, nuk duhet të bëhet në kurriz të së drejtës së tjetrit.

“Njohja e së drejtës së dikujt, nuk duhet të bëhet në kurriz të së drejtës së tjetrit. Prandaj, këto kërkesa të paarsyeshme të Serbisë nuk mund të legjitimohen nga praktikat e kaluara të cilat kanë shkelur sovranitetin e vendit. Serbia nëpërmjet këtyre kërkesave ka si synim vetëm legjitimin e destabilizimit eventual të veriut të Republikës së Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar ai.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here