“Ndërroni bateritë!”- Apple kërkon falje, ul çmimin e ndërrimit të baterive me $50

0
4

Apple i kërkoi falje konsumatorëve për ndryshimet në sofware që kanë  ngadalësuar performancën e telefonave të vjetër për të parandaluar fikjen e papritur të aparatit, dhe shtoi se kompania nuk synon shkurtimin e jetëgjatësisë së produkteve të veta.

Bateritë e vjetra të aparateve iPhone, kanë sjellë probleme me performancën pas përditësimit të software-it një vit më parë, deklaroi gjiganti i teknologjisë online.

Në përgjigje të ankesave nga konsumatorët, Apple bëri të ditur se do të ulë çmimin e ndërrimit të baterive për iPhone, që nuk mbulohen më nga garancia. Çdo kush që zotëron një iPhone 6 apo telefon më të ri se ky, do të ketë mundësinë që të ndërrojë baterinë për 29 dollarë,  krahasuar me 79 dollarë që është çmimi aktual, duke nisur nga Janari, deklaroi Apple.

Kompania bëri gjithashtu të ditur se do të prezantojë një përditësim të sistemit operativ iOS, ku përdoruesit do të shohin nëse kushtet e baterisë po ndikojnë performancën.

Apple është përballur me disa padi mbi çështjen e software-it, që ka sjellë ngadalësimin e performancës së iPhone 6, dhe 6s, në mënyrë të ndjeshme.  Disa kanë akuzuar kompaninë se po ngadalëson me qëllim këto telefona, në mënyrë që konsumatorët të blejnë produktet e reja më të shtrenjta.

Çmimi retail i iPhone X, që doli në shitje një muaj më parë, nis nga 999 dollarë. “Ne e kuptojmë që ju duket se Apple ju ka lënë në baltë. Kërkojmë ndjesë. Ka patur shumë keqkuptime mbi këtë çështje, kështu që po ju qartësojmë mbi disa ndryshime. Fillimisht, ne nuk kemi bërë asgjë me qëllim për të shkurtuar jetëgjatësinë e produkteve, apo që të detyrojmë konsumatorët që të blejnë produktet e reja. Objektivi ynë ka qenë gjithmonë krijimi i produkteve që dëshirojnë konsumatorët, dhe që zgjasin sa më shumë të jetë e mundur”– shkruan Apple në një deklaratë online.

Kompania tregoi 1 javë më parë se e kishte nxjerrë këtë software në fund të 2016-ës, për shkak se telefonat me bateri të vjetra fikeshin papritur, kur kërkohej më shumë energji se sa ofronin.scan

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here