Ndihma për fermerët, Rama: Kush tërheq naftën dhe nuk kryen punimet, përjashtohet nga skema. S’ka më historira të “Benz”-ave me manjetofonë që…

0
20

TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për ndihmën që do i jepet fermerëve duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm duke hequr akcizëm, ulur taksën e karbonit dhe të qarkullimit për karburantet.

Rama paralajmëroi se kush tërheq naftën dhe nuk kryen punimet e deklaruara, përjashtohen nga skema për një numër vitesh.

“Ne besojmë që kjo është rruga për ta formalizuar gjithë procesin e transaksioneve në bujqësi dhe për të mbrojtur deri në fund çdo fermer dhe prodhimin e çdo fermeri nga ata që janë më të mëdhenj në raport me të, në sensin e grumbulluesve apo shpërndarësve të prodhimit. Gjithçka do jetë online, të dhënat do të grumbullohen në bazë të një protokollit të programuar në një tablet, për të cilën ka filluar puna nga Ministria e Bujqësisë. Ashtu sikundër ministria e Bujqësisë ka disa kohë që po punon për të përfshirë teknologji të reja të monitorimit të mbjelljeve me anë të imazheve termike apo fotografive ajrore dhe natyrisht që të gjithë ata që tërheqin naftën dhe nuk kryejnë punimet e deklaruara përjashtohen nga skema për një numër vitesh.
Pra, duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm, nafta, karburanti për prodhimet bujqësore do të jepet falas, pa akcizë, pa taksën e karbonit, pa taksën e qarkullimit. Kur them do jepet falas duhet të kemi parasysh që sasia kompensuese e çmimit për sasinë e tokës së punuar do jepet nga shteti. Që do të thotë që nuk do të ketë nevojë fare as për merr, rimburso, ço fatura, historira që kanë krijuar problematikën e rëndë të skemës së naftës pa akcizë në të shkuarën dhe që fatkeqësisht e kanë bërë një skemë skandaloze humbjesh, korrupsioni dhe të furnizimit të ‘Benz’-ave me manjetofonë me zë të lartë në rrugët lidhëse mes fshatrave dhe qyteteve. Me teknologjinë dhe me këtë skemë ne faktikisht u japim fermerëve mundësinë që të jenë pa asnjë ngarkesë burokratike, drejtpërdrejt, thjesht kanë nipt-in, futen në platformë, bëjnë deklarimin e sasisë së tokës, ka një kalkulim të thjeshtë për litrat e naftës që duhen. Sasia që do të harxhojë për barrën 50% mbi çmimin do jepet falas”, deklaroi Rama.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here