“Ndiq rrugën e Lumit të Vlorës e do shohësh mrekulli”, Rudina Xhunga tregon Labërinë sekrete, nga Kanina në Kuç!

0
29

Episodi i radhës i ciklit “Shqiptarët e mrekullueshëm” të kushtohet ty që ke frikë nga pandemia dhe nuk do të pushosh në det ku ka shumë njerëz, po do kamping dhe aventura në natyrë. Epo merr një maskë me vete, për siguri, rezervo një fuoristradë te “Blue sky travel” në Vlorë, ose mund të shkosh me makinën tënde, nuk ka problemm rruga. Merre dhe nisu të shohësh vende përrallore të pazbuluara të Labërisë.

Siç bëri dhe gazetarja Rudina Xhunga, e cila na tregoi ura të shekullit të 17, të cilat shumë prej nesh nuk e dinin se ekzistojnë.

Ndiq rrugën e Lumit të Vlorës, dhe patjetër që do të shohësh mrekulli, nga ato që s’kanë të dytë. Ndonëse rruga ende nuk ka përfunduar, shumë turistë, sidomos ata të huaj, kanë marrë fuoristradat dhe kanë shëtitur përgjatë lumit, e shkelur urë më urë.

Rudina, me Besin e Blue Sky Travel e nisën udhëtimin nga Drashovica, ku fillimisht treguan lapidarin e Drashovices, e më pas urat.

Ndalesa e parë ishte te Ura e Slapit e shek të XVll.

“Është një nga urat që duhet ta shohësh patjetër. Sapo del nga Drashovica, vjen këtu. Unë nga këtu e fillova. Është ura e parë e Lumit të Vlorës. E kam vrarë shumë mendjen që t’ju tregoj një rrugë për të mos pasur frikë nga pandemia, për të mos pasur shumë njerëz përreth, për të kuptuar që ka ca gjëra të reja, ca gjëra ndryshe. Mund të bësh kampingje, mund të shohësh ca vende ndryshe, të bukura sa më s’ka, të papara ndonjëherë, për të krijuar mundësinë mes teje që rri në shtëpi dhe s’di si t’ia bësh për të pushuar, dhe për të çlodhur mendjen”, kështu tha Rudina, ndërsa qëndronte mbi urën mesjetare të Slapit.

Me pas rrugëtimi vijon duke shijuar panoramën që ofrohet përgjatë lumit.

Destinacioni i fundit, për këtë episod të Shqiptarëve të Mrekullueshëm, është në Kuç, te Perlat Abazi, i cili bisedën me Rudinën, e nis duke e falënderuar atë, për rikthimin në Kuç.

“Atëherë të solli Fatmir Toçi, që i uroj me shpirt shërim të shpejtë, se ka bërë shumë për Kuçin. Tani erdhe vetë”.

“Atëherë thashë nuk vij më në Kuç, më dhembnin veshkat (qesh). Edhe sot më dhembin, por jo shumë”.
Perlat Abazi, flet me një pasion të madh për vendin e tij. Një njeri punëtor, që mban shpresë se aktiviteti i tij, por edhe e gjithë zona do të zhvillohet edhe më shumë falë rrugës që po ndërtohet, se rrugët sjellin zhvillim. “Unë punoj leshin, e blej te çobanët, e laj. Kam punishten, e përpunoj, e bëj fill dhe e ngjyros”.
Ai s’ka hequr dorë nga tradita, ndërsa vijon t’i punojë me dorë, qilimat dhe sixhadetë që i shet në të gjithë vendin. Sot në Shqipëri, nesër nuk i dihet, mbase edhe me tej.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here