Ndizet rivaliteti Neymar – Cavani, futbollistët debatojnë për penalltinë

0

Kur kanë kaluar vetëm disa ndeshje rivalieti e xhelozia mes Neymar dhe Cavani duket se është ndezur. Ata duan të shënojnë sa më shumë me fanellën e Paris Saint Germain aq sa në përballjen me Lyon pati tension mes tyre.

Fillimisht ishin protagonistë të një debati për të ekzekutimin e një goditje standarde. Gjithçka nisi kur Dani Alves i mori topin Cavani për t’ia dhënë Neymar. Braziliani nuk arriti të shënonte.

Më pas mosmarrëveshje për një 11-metërsh. Cavani fitoi duelin me Neymar por jo me portierin, i cili e dërgoi në traversë dhe më pas e priti goditjen e sulmuesit uruguaian. Pas ndeshjes të fituar me rezultatin 2 – 0 nga Paris Saint Germain, trajneri Unai Emery deklaroi se duhet ta zgjidhin mes tyre. Nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë do të marrë një vendim, pasi nuk do probleme në ekip.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here