Ndodh çudia në Kosovë/ Nëna lind foshnjën e vdekur, infermierja i prezanton fëmijën tjetër si të sajin

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Universitare të Kosovës, ku një infermiere ka ngatërruar familjen që do ti jepte foshnjën.

Policia njofton se dyshimet janë ndërlidhur me informimin e menjëhershëm pas lindjes se foshnja e tij është pa shenja jete nga ana e personelit të klinikës, ndërsa shton se është nisur hetim për veprën penale “trajtim jo i duhur mjekësor”.

Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj thotë se ka ndodhur një ngatërresë nga një infermiere e repartit të Neanatologjisë.

“Rreth orës 19:40, një paciente në javën 34 të shtatzënisë ka pasur hipertension dhe më pastaj gjakderdhje, në këto raste vdekja e foshnjës është pothuajse e paevitueshme, menjëherë është përcjellë në sallë për operacion, prerje cezariane dhe fatkeqësisht nuk ka mbijetuar foshnja, për të cilën është informuar pacientja, meqë ka qenë nën anestezion lokal. Kur ka dalë nga salla, një infermiere e neanatologjisë me një foshnjë tjetër që ka lindur në atë kohë i ka thënë kjo është foshnja juaj, jashtë autorizimit të saj. Këtu ka ndodhë ngatërresa, mjeku kujdestar përsëri i ka informuar se foshnja nuk ka mbijetuar, dhe përpos mjekut kujdestar nuk guxon askush të japë informacione”, ka sqaruar Ndrejaj që shton se ndaj infermieres do të merren masa disiplinore.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, duke njoftuar se infermierja ka dhënë informacion të paautorizuar, e cila ka shkaktuar ngatërrim të informatës.

“Deri të ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër. Infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet,  keqinfromuar prindërit”, sqaron ShSKUK.

Më tej në reagim thuhet se pacientja është njoftuar për komplikimet.

“Në lidhje me foshnjën e vdekur, gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja  që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnje e saj nuk do të mbijetonte.”

Derisa shtojnë se kanë kërkuar raport të detajuar nga ana e stafit kujdestar të natës së mbrëmshme dhe se  për dhënie të informatave janë  të autorizuar vetëm mjekët, shefat e reparteve, apo drejtorët e klinikave që përcjellin gjendjen shëndetësore të pacientëve, por jo infermieret dhe punonjësit e tjerë që nuk janë marrë direkt me trajtimin e rastit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here