Ndodh në SHBA, ariu ngjitet në shtyllën elektrike dhe nis të ‘fle’, energjia ndërpritet për 155 minuta

0
37

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në SHBA, ku një ari, është filmuar duke pushuar në një shtyllë elektrike.

Autoritetet vendore, thanë se si pasojë, energjia në disa zona të qytetit është ndërprerë për të paktën 15 minuta.

Policia është njoftuar nga banorët, të cilët, janë habitur së tepërmi kur kanë parë ariun të fle, në shtyllën elektrike të tensionit të lartë.

Në mënyrë që kafsha të mos dëmtohej, kompania e energjisë elektrike, e ndërpreu atë për disa çaste, derisa u bë e mundur shpëtimi i tij.

 

 

Pas shumë mundimesh, ariu arriti të zbriste nga shtylla dhe vrapoi drejt habitatit të tij.

Fatmirësisht, sipas raportimeve, kafsha nuk është dëmtuar nga incidenti. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here