Ndryshon paketa e dytë ekonomike/ Ibrahimaj: Në mars- prill patëm 38 mijë të pushuar, të gjithë këta do e përfitojnë pagën 40 mijë lekë me apo pa aplikim

0
6

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se në mars- prill Shqipëria pati 38 mijë të papunë nga koronavirusi dhe tashmë është hapur thirrja e re për aplikim për pagë lufte deri më 5 qershor.

Ibrahimaj thotë se edhe nëse nuk aplikohet nga bizneset, atëhere paga e luftës 40 mijë lekë e njëjta si ajo e paketës së dytë ekonomike do i kalojë automatikisht atyre që u takon.

Ky është një ndryshim procedurial pasi jo të gjithë kanë përfituar pagën e luftës 40 mijë lekë pasi bizneset nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre, por tashmë ato do të kalohen me apo pa aplikimin e bizneseve përkatëse deri më 5 qershor ku mund të aplikohet si me paketën e dytë.

Deri tani kanë përfituar nga paketa e dytë ekonomike 109 mijë e 644 individë nga 176 mijë që ishte parashikuar të përfitonin, dhe që do përfitojnë sipas Ibrahimajt me këtë ndryshim të ri.

’Ne kemin ndjekur me kujdes ankesat si nga individët dhe tatimpaguesit që nuk kanë përfituar dot nga paketa e dytë. 38 mijë individë të larguar në mars- prill nga puna. Këta individë që janë larguar do përfitojnë nga paga e luftës që nga momenti i miratimit.

Të gjithë që do jenë përfitues të këtij ndryshimi që do të kenë mundësi deri në 5 qershor të aplikojnë. Pas datës 5 qershor nëse bizneset nuk do të aplikojnë  atëhere pagën e luftës do ua kalojmë automatikisht. Duke arritur vlerën e 176 mijë personave. ‘’- tha Ibrahimaj.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here