Në prag të ‘BBV2’ Eduart Grishaj i bën ftesën publike gazetarit të njohur

0

Natën e Krishtlindjeve, 24 dhjetor pritet të fillojë edhe edicioni i dytë i “Big Brother Vip”. Teksa misteri mbi datën e nisjes së reallity-show-t në Shqipëri është zgjidhur e gjithë vëmendja është tek personazhet e njohur që do të marrin pjesë.

Së fundmi, teksa po realizonte një intervistë, Eduart Grishaj, partneri i Arbana Osmanit i ka bërë ftesën publike gazetarit, Ermal Qorit për të qenë pjesë e “BBV”.

Grishaj u shprehur se Ermali do të ishte një lojtar me tipin e duhur për reality-show.

“Do vish në Big Brother ti? Mendoje hajde dhe vetëm sa kemi bërë këtë intervistën bashkë e kam kuptuar që mund të eci shumë ky tipi yt në “Big Brother”, edhe nëse e fik kamerën ta them të njëjtën gjë“, shtoi ai.

Përpos kësaj, Grishaj u ngacmua edhe në lidhje me karrierën e tij. Ai është një nga regjisorët më të njohur për momentin në vendin tonë, me një sërë emisionesh të suksesshme që mbajnë emrin e tij, ku së fundmi ka realizuar edhe filmin “Sofia”.

Në këtë intervistë i pyetur se sa ka ndikuar Arbana Osmani në imazhin e tij, Eduarti u shpreh pozitivisht, duke e konsideruar një nga mbështetjet e tij më të mëdha.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here