“Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar, do ndërtoj dy shtëpi”, Bebe Rexha jep mesazhin e rëndësishëm

0
4

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, sapo ka mbërritur në Bubq, që është një ndër zonat e prekura nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Në një mesazh për media, këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar se në venat e saj rrjedh gjak shqiptar dhe se nuk do të harrojë kurrë nga vjen, ndërsa ka theksuar se do të kontribuojë në ndërtimin e dy banesave të shkatërruar nga tërmeti.

“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha ndër të tjera këngëtarja me origjinë shqiptare.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here