Nënshkruhen kontratat me familjet përfituese të shtëpive të reja në Manzë

0

Bashkia e Durrësit vijon procesin e lidhjes së kontratave për familjet që do përfitojnë apartamente në godinat e reja që po ndërtohen.

Gjatë ditës së sotme kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako dhe disa familje përfituese të pallateve në lagjen e re në Manzë, nënshkruan kontratat.

“Shumë shpejt këto familje do të jenë në banesat e tyre të reja në Manzë, e cila është një zonë model urbane”, tha Sako.

Lagjja e re në Manzë ofron standardet më bashkëkohore të sigurisë dhe cilësisë në ndërtim, me hapësira të bollshme banimi, zonë të gjelbëruar, trotuare dhe ndriçim.

Në këtë lagje do të hyjnë në shtëpitë e reja rreth 266 familje. Përveç pallateve lagjja do të ketë edhe kopshtin dhe shkollën 9-vjeçare.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here