New York/ Mogherini takon Thaçin dhe Vuçiç

0

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke qëndruar në SHBA për një vizitë disa ditore në kuadër të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Numri një i Kosovës, është takuar me zyrtarë të lartë botëror në kuadër të kësaj vizite të tij në SHBA, ndërsa së fundi raportohet se në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB0-së, ai ka pasur një takim me Shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Federica Mogherini, në të cilin takim ishte pjesë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në një njoftim të lëshuar nga Zyra e informimit të Mogherinit, thuhet se Presidenti Thaçi dhe Presidenti Vuçiç kanë diskutuar për fazën e re të dialogut mes Beogradit e Prishtinës i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian.

Tutje në njoftim thuhet se ”ata gjithashtu shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, e cila do të hyjë në fuqi plotësisht më 17 tetor, siç është rënë dakord në takimin e tyre të fundit”, transmeton Klan Kosova.

Mogherini ka mirëpritur dhe ka dhënë mbështetjen e saj në atë që raportohet për përkushtimin e dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi.

Shefja e politikës së jashtme e BE-së, Federica Mogherini ka përshëndetur takimin e tyre duke rikujtuar se përparimi i të dyja vendeve në agjendën e integrimit në Bashkimin Europian, lidhet shumë me të arriturat në dialog.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here