“Nga java e ardhshme çelim aktivitetet e tempujve me kufizimet përkatëse”, Rama – opozitës: Janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin mysliman që…

0
4

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një shënimi në facebook ka njoftuar se nga java e ardhme do të hapen të gjitha tempujt me të gjitha kufizimet përkatëse, ndërsa thekson se çelja e tyre nis nga dita e hënë, për festën e Fier Bajramit.

Kreu i qeverisë nuk ka lënë pa ironizuar edhe opozitën duke e thënë se “janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin mysliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram”.

Ironia e kryeministrit vijon edhe më tej kur thoit që “Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre”.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama në facebook:

Komitët patriotë dhe parimorë të Shqupit e të Lalzit, që prej vitesh përleshen për popullin e shtypur dhe shfaqen si çeta e Shahin Verdhës së Vitit të Mbrapshtë, herë me molotov e me gurë, herë me mandatin e djegur e herë me kafkën e Hamletit në dorë, kudo e kurdo ne të tjerët përpiqemi të ndryshojmë për mirë Shqipërinë e të ndërtojmë vepra të reja, pasi sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të Karakatinës së Teatrit Kombëtar, janë ringjallur si ndjekës të flaktë të profetit për të nxitur komunitetin musliman t’u bashkohet Revolucionit të tyre Imagjinar për Bajram

Zoti u ktheftë ndonjë pikë nga vaji i kandilit të arsyes që u ka shterrur krejt, se tjetër derman për ta kjo tokë nuk ka përveç keqardhjes e mëshirës për lajthitjen e tyre

PASI KEMI BASHKËPUNUAR KËTO JAVË ME KOMUNITETET FETARE DHE KEMI PËRGATITUR PROTOKOLLET E SIGURISË SHËNDETËSORE, DUKE MARRË, VLERËSUAR E MIRATUAR PROPOZIMET E TYRE, JEMI GATI TË VENDOSIM ÇELJEN E AKTIVITETIT TË TEMPUJVE NGA JAVA E ARDHSHME, ME TË GJITHA KUFIZIMET PËRKATËSE, DUKE E NISUR NESËR ME KËMBË TË MBARË E ME BEKIMIN E DRITËS SË DITËS SË BUKUR TË KALENDARIT TË BESIMIT

DUKE JU URUAR MEGJITHË ZEMËR BAJRAMIN BESIMTARËVE MUSLIMANË, UROJ EDHE QË HAPJA E XHAMIVE (NËN KUJDESIN E MADH TË DREJTUESVE SHPIRTËRORË TË KOMUNITETIT PËR RESPEKTIMIN E PROTOKOLLIT TË PROPOZUAR PREJ VETË ATYRE) TË JETË NJË OGUR I MIRË PAQEJE E MIRËSISH, PËR TË GJITHA KOMUNITETET DHE VETË SHQIPËRINË E SHQIPTARËT NË KËTË KOHË JO TË LEHTË

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here