Nga Londra në Tokyo me tren/ Hekurudha madhështore 13, 500 kilometra

0

Nga Londra në Tokyo me tren/ Hekurudha madhështore 13, 500 kilometra 

Një hekurudhë madhështore prej 13,500 km do të lidhë Londrën me Tokyon si një projekt ambicioz i propozuar nga qeveria ruse.

Zyrtarët e Vladimir Putin, janë aktualisht në bisedime serioze me Japoninë rreth ndërtimit të një ure prej 45 kilometrash për të mundësuar lëvizjen e trenave prëmes detit.

Plani i projektit, dikur i propozuar nga Stalini, do t’u mundësonte pasagjerëve një udhëtim të jashtëzakonshëm që do të fillonte në kryeqytetin e Anglisë para se të kalonte Knalin në Europë.

Trenat do të kalojnë nëpër Gjermani dhe Poloni para se të hyjnë në Evropën Lindore dhe në Rusi.

Pasagjerët do të jenë në gjendje të shohin pamjet mahnitëse të maleve të mbuluara me dëborë në Siberi, përpara se të bëjnë pjesën tjetër të udhëtimit nëpër Rusi.

Në pjesën përfundimtare është propozuar që tranzitët do të udhëtojnë mbi Detin e Japonisë në një urë të gjatë 45 kilometra.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here