Nga rrëfimet e grave të përdhunuara te vrasja e fëmijëve/ Kurti publikon dokumentin që u refuzua nga Vuçiç: Nuk duan të ballafaqohen me të kaluarën

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka publikuar dokumentin e quajtur “Deklarata e Paqes” prej gjashtë nenesh, e cila iu propozua si formë marrëveshjeje presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, si dhe Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE, Joseph Borrell përgjatë takimit në Bruksel. Ky i fundit, sipas Kurtit e pranoi, derisa Vuçiç e refuzoi.

Kreu i ekzekutivit kosovar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka publikuar dokumentin, duke thënë se pala serbe problematike e shihnin togfjalëshin “ballafaqimi me të kaluarën” dhe e refuzuan atë.

“Për dallim nga ndërmjetësi Josep Borrell, kryetari i Serbisë nuk i mori tre librat që ia dhashë: rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit”, deklaroi ai.

Kurti u shpreh i zhgënjyer nga pala serbe, e cila sipas tij nuk pati gatishmëri për një deklaratë të përbashkët pas takimit në nivel të lartë ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here