Nga të deportuar nga Belgjika deri të prodhues armësh luftarake, PD nxjerr videot: Kush janë kriminelët që shoqëruan Berishën në 8 janar

0

TIRANË- Partia Demokratike ka nisur një “fushatë” të fuqishme për të treguar se Sali Berisha ishte i shoqëruar nga një organizatë kriminale në betejën e tij për të marrë selinë e blu. Përtej emrave që janë artikuluar nga numri 2 i demokratëve, siç janë Myftar Lumneshi apo edhe Fatjon Dauti, sot PD-ja ka publikuar një sërë videosh ku demaskon me emër dhe mbiemër të gjithë “kriminelët që kanë shoqëruar Sali Berishën në 8 janar”.

I pari emër që përmendet është ai i Xhevahir Georgiev. Në videon e shpërndarë nga demokratët, Georgiev rezulton se është depërtuar nga Belgjika pasi është dënuar për transport narkotikësh. Në ‘lupën’ e PD-së, për të treguar se ajo që Berisha trumbentoi me të madhe se do të ishte një revolucion paqësor ishte një protestë e dhunshme figuron edhe emri i Selman Karasniqit. Ky i fundit, rezulton nga sistemi policor Adams se më 20.10.2017 ka qenë dyshuar për nenin 278/4 KP “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit. Emri i tretë që përmendjen nga demokratët, është ai i Agron Gjyrës. Referuar një raporti të shërbimit që ata citojnë, Gjyra rezulton se bashkë me një person tjetër është konstatuar duke kryer veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë e nga sistemi TIMS figuron se është proceduar në gjendje të lirë për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë.

Në videot e njëpasnjëshme ku “tregon me gisht” emrat e “kriminelëve” që mbështesin Berishën, Lulzim Basha përçon të njëjtin mesazh, se ata që sulmuar selinë blu nuk kanë qenë demokratët e vërtetë, por një grup mercenarët dhe kriminelësh të thirrur nga Sali berisha për hallin e tij personal, e që i referohet shpalljes ‘Non Grata’, që më pas u pasua edhe me zhvillime të tjera si përjashtimi nga grupi parlamentar i demokratëve që “ndezi” gjakrat dhe së fundit ajo që u vuri kapakun, përjashtimin e ish-kryeministrit nga partia që vetë themeloi.

“Asnjë demokrat nuk ngriti dorën kundër Partisë Demokratike, vetëm mercenarët dhe kriminelët e thirrur nga Sali Berisha për hallin e tij personal. Ata dështuan sepse Partia Demokratike qëndroi e vendosur përballë të keqes. Asnjë kriminel nuk e pengon dot luftën tonë kundër korrupsionit, që është armiku numër një i mirëqenies së shqiptarëve. Asnjë kriminel i thirrur nga Sali Berisha për të shkatërruar Partinë Demokratike nuk i’a doli dhe nuk do t’ia dalë. Partia Demokratike nuk u kthye në bunker për hallin personal të Sali Berishës sepse demokratët refuzuan dhunën, refuzuan gjuhën e urrejtjes. Demokratët zgjodhën me vendosmëri të jenë në shërbim të shqiptarëve, jo të një personi që nuk e lidh më asgjë me Partinë Demokratike”, shkruan PD-ja.

Në kuadër të këtyre demaskimeve, sot në mesditë PD-ja publikoi edhe një skemë se si këta që quan “mercenarë” të Berishës e sulmuan godinën, “Kështjellën e demokratëve” me qëllimin për të treguar se gjithçka ishte e mirëmenduar dhe e planifikuar me detaje.

Emrat e ‘kriminelëve’ që shoqëruan Sali Berishën

Xhevahir Georgiev
Depërtuar nga Belgjika, dënuar për transport narkotikësh.

Selman Karasniqi
Rezulton nga sistemi policor Adams se më 20.10.2017 ka qenë dyshuar për nenin 278/4 KP “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Agron Gjyra
Raport Shërbimi: Agron Gjyra bashkë me një person tjetër është konstatuar duke kryer veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë. Nga sistemi TIMS: Procedim në gjendje të lirë për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here