Ngjarje tragjike në minierën e Artanës, dy persona kanë humbur jetën

0
2

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Artanës, Blerim Imeri konfirmoi për KosovaPress se ka rënë pjesa tavanore e minierës.

Ai tha se asnjë punëtor tjetër nuk gjendet brenda në minierë, dnërsa edhe dy të tjerë që kanë qenë brenda kanë pësuar lëndime të lehta.

Aktualisht, po i jepet ndihma e parë të lënduarve.

Kurti ndan nga 30,000 euro për familjet e 2 minatorëve të vdekur dhe bursë për fëmijët që po shkollohen

Pas lajmit për tragjedinë, në Artanë shkoi menjëherë kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, znj. Rozeta Hajdari, ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, zëvendësministrin e Mbrojtjes, z. Enver Dugolli dhe kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, z. Luigj Imeri. Aty, të pranishëm, ishin edhe kryeshefi i Trepçës, z. Hysen Vrajolli, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Minierës së Artanës, z. Blerim Ymeri dhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, z. Shyqyri Sadiku.
Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e tyre.

Nuk ka asnjë minator tjetër të ngujuar. Ishin gjithsej 10 minatorë. Dhe, ekipi i mjekësisë ligjore, ai i FSK-së dhe i kërkim-shpëtimit të KEK-ut janë duke punuar për nxjerrjen e këtyre dy trupave në sipërfaqe nga shembja në minierë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here