Ngordhja e peshqve/ Në rezervuarin e Lushnjës probleme nga thatësira

0

Rezervuari i Kasharit në Lushnje është në kuotat e tij mjaft të ulëta c’ka ka ndikuar negativisht në sektorin e peshkimit.

Në këtë rezervuar i cili funksionon për ujitjen e tokave bujqësore si në të gjithë ujëmbledhësit e tjerë është i licensuar edhe për gjuatinë e peshkut.

Për arsye ende të paqarta për të dytën herë brenda vitit, gjithë sasia e peshkut ka ngordhur duke i sjellë dëm aktivitetit të peshkimit.

Tonelata të tëra me peshk i cili ishte në prag të vjeljes kanë dalë të ngordhur në sipërfaqe.

Një ndër pershkatarët më të vjetër të zonës shprehet se është hera e dytë që ndodh një gjë e tillë.

Amdinistratori i biznesit të peshkimit pret një pergjigje nga institucionet shtetërore pasi në këto kushte e ka të vështirë të rinovojë rasatin për vitin e ardhshëm.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here