Nigeri/ Nobelistja Malala viziton kampin e refugjatëve

0
4

Nobelistja Malala viziton kampin e refugjatëve në Nigeri

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, pakistanezja Malala Yusufzay, ka vizituar fëmijët vajza që jetojnë në kampet e refugjatëve në shtetin Borno të Nigerisë.

Yusufzay, e emëruar ambasadore e Kombeve të Bashkuara (OKB) për arsimimin e vajzave, tha se miliona vajza në Nigeri nuk mund të shkojnë në shkollë, edhe pse ky vend është një nga vendet më të pasura të Afrikës.

“Edhe pse është vendi më i pasur në Afrikë, Nigeria ka më së shumti vajza në botë që nuk mund të shkojnë në shkollë”, tha Yusufzay.

“Hulumtimet janë të qarta. Vajzat e arsimuara forocjnë ekonominë, zvogëlojnë konfliktet dhe rrisin shëndetësinë shoqërore. Liderët e Nigerisë urgjentisht duhet t’i japin përparësi arsimit, për vajzat dhe ardhmërinë e vendit”, tha Yusufzay, e cila vizitoi Shkollën e Vajzave Yerwa në kamp. (AA)

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here