Nikolla në Panairin e Librit: Rifillim i traditës së bukur

0

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vizitoi sot paradite Panairin e 24 të Librit, në Pallatin e Kongreseve.

Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, institucion që është dhe mbështetës i Panairit të Librit, e shoqëroi kryetaren Nikolla në stendat e librave të ekspozuara si edhe në takime me botues e lexues.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, falënderoi organizatorët e mbështetësit e Panairit të Librit si edhe botuesit, për sfidimin e vështirësive dhe rifillimin e traditës së bukur kulturore të zhvillimit të Panairit të Librit dhe inkurajoi lexuesit, sidomos vajzat e djemtë e rinj, të shijojnë botën e mrekullueshme të librit, dijeve dhe kulturës.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here