Nimitz në takim me kryeministrin Zoran Zaev

0
0

Nimitz në takim me kryeministrin Zoran Zaev

Përfaqësuesi special i Komeve të Bashkuara në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë në ditën e tretë të vizitës së tij në Maqedoni, Matthew Nimitz, takoi kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa më pas do të takojë edhe ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Pas takimit me shefin e diplomacisë maqedonase, është paralajmëruar se Nimitz do të adresohet në një konferencë shtypi, ndërsa tani për tani nuk ka paralajmërime për takime tjera zyrtare.

Dje pasdite, Nimitz takoi presidentin Gjorge Ivanov, kabineti i të cilit njoftoi se është shqyrtuar gjendja aktuale në bisedimet për tejkalimin e çështjes së emrit.

Nga atje theksojnë se presidenti ka porositur se “Pala maqedonase vite me radhë jep kontribut dhe iniciativa të vazhdueshme në drejtim të bisedimeve mes dy shteteve dhe shoqërive, por se është e domosdoshme që të jepet impuls plotësues nga të dyja palët për tejkalimin e kësaj çështjeje, e cila ka rëndësi esenciale për stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonin”.

Ndërmjetësi Nimitz qëndron në Maqedoni që nga dita e shtunë, ndërsa paraprakisht u njoftua se pas qëndrimit katër ditor në Maqedoni ai do të udhëtojë për në Athinë.

Ai vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohen mënyrat e arritjes së përparimit me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët lidhur me çështjen e emrit.

Ndryshe, Nimitz Maqedoninë dhe Greqinë për herë të fundit i vizitoi në fund të korrikut në vitin 2014. (AA)

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here