Nimitz: Nuk pres zgjidhje të shpejtë të kontestit të emrit, por afrim të procesit

0
2

Nimitz: Nuk pres zgjidhje të shpejtë të kontestit të emrit, por afrim të procesitPërfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimitz, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, deklaroi se nuk pret zgjidhje të shpejtë të kontestit të emrit, por afrim të procesit përmes përforcimit të kontakteve mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Nimitz tha se nuk ka ardhur në Maqedoni me ndonjë propozim të ri, por vetëm për t’i diskutuar konceptet e Qeverisë së re në ndërtimin e politikave të mira fqinjësore. Ai shtoi se zgjidhja e kontestit të emrit është një ndër çështjet më të rëndësishme për rajonin, Kombet e Bashkuara dhe për vet Maqedoninë.

“Takova kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm dhe mund të them se ka një interes serioz dhe një gatishmëri për të menduar këtë çështje”, tha Nimitz.

Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara theksoi se për të zgjidhur kontestin e emrit nevojitet nga të dyja anët “progres në përgjithësi”, siç tha ai, të dy anët duhet të jenë të hapur, të mendojmë seriozisht për pozicionet dhe të dëgjojnë me shumë kujdes në anën tjetër.

“Mendoj se muajt e ardhshëm nuk duhet të presim aksione apo ndryshime dramatike. Nuk mendoj se është koha e duhur për të bërë propozime konkrete dhe përfundimtare, por mendoj se nevojitet një periudhë që të dy palët të bisedojnë me njëra tjetrën. Kemi qeveri të re këtu, kemi kontakte në rajon, kështu që gjërat do të ecin përpara, por nuk shoh ngjarje ndodhi dramatike në muajt e ardhshëm”, deklaroi Nimitz.

Edhe pse më herët u paralajmërua se pas vizitës në Maqedoni do të udhëtojë për në Athinë, Nimitz bëri të ditur se nuk do të vizitojë Athinën për shkak, se siç theksoia ai, axhendës së ngjeshur të shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, në zgjidhjen e çështjes së Qipros.

Nimitz i cili qëndron në Maqedoni që nga dita e shtunë, mëngjesin e sotëm takoi kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa gjatë ditës së djeshme takoi presidentin Gjorge Ivanov. Ai vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohen mënyrat e arritjes së përparimit me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët lidhur me çështjen e emrit.

Ndryshe, Nimitz Maqedoninë dhe Greqinë për herë të fundit i vizitoi në fund të korrikut në vitin 2014./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here