Nis dëbora në Theth, borëpastrueset në terren për të mbajtur të hapur rrugën

0

Në Theth, në zonën turistike në alpet shqiptare, ka nisur dëbora e parë.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, bëri të ditur se borëpastrueset po punojnë për pastrimin e trupit të rrugës dhe mbajtjen hapur.

“Kemi ndërhyrë me borëpastruese për të mbajtur të hapur rrugën. Strukturat në të gjithë vendin janë në gatishmëri”, tha ajo.

Prej të premtes në mbrëmje i gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ]ka kanë krijuar problematika kryesisht në veri dhe verilindje të vendit.

Autoritetet bëjnë të ditur se të gjitha strukturat janë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve që rrezikohen nga përmbytjet si dhe mbajtjen të hapura të akseve rrugore./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here