Nis punë qeveria “Rama 2”, vjen dorëheqja e parë nga drejtorët e LSI-së, ja emri

0

Ergys-Agasi

Pas betimit te qeverise se re nje dite me pare te Presidenti Meta, vjen doreheqja e pare nga drejtoret e LSI. I larguari eshte kreu i ISHMP Ergys Agasi, i cili ka reaguar me nje mesazh falenderues per ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Ka qenë pikërisht Agasi ai që ka bërë të ditur vendimin e tij me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’. Ndonëse ai nuk bën të ditura arsyet e këtij vendimi, Agasi nuk kursen falenderimet dhe për ish-ministrin Lefter Koka, ndërsa shtoi se: “Privilegj te bashkepunoja me Ministrin Koka, i cili me dha besimin te drejtoja nje institucion te rendesise se vecante”. 

Kjo dorëheqje vjen një ditë pas betimit të qeverisë ‘Rama 2’ para presidentit të Republikës Ilir Meta.

MESAZHI I AGASIT

Fjalet nuk jane mjaftueshem per te falenderuar nje lider vizionar si Ministri Koka” “Keto 4 vite, ne krye te institucionit te ISHMP mund te them me bindje se kane shenjuar reforma thelbesore ne misionin e objektivat e ketij institucioni ! Falenderoj ne kete dite te fundit te punes sime, ekipin e ISHMP ne rang vendi, nga drejtuesit deri te inspektoret e terrenit, per profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre ne misionin tone ne mbrojtjen e mjedisit!

Privilegj te bashkepunoja me Ministrin Koka, i cili me dha besimin te drejtoja nje institucion te rendesise vecante.

Fale vizionit te tij per reformen institucionale administrative te nderrmarre ne Ministrine e Mjedisit, u krijua ISHMP institucion shteteror qe u rrit e konsolidua duke perballuar sfidat me te veshtira ne fushen e mjedisit Fjalet nuk jane mjaftueshem per te falenderuar nje lider vizionar si Ministri Koka!”

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here