Nisja e vitit të ri shkollor, Tirana bllokohet nga trafiku

0

Related image

Ashtu si edhe vitet e tjera nisja e sezonit të ri shkollor ka sjellë një trafik të rënduar në rrugët e kryeqytetit.

Në orët e para të mëngjesit, rrugët kryesore të Tiranës kanë qenë të bllokuara, për shkak të prezencës së madhe të automjeteve duke shkaktuar trafik dhe vonesa për të gjithë punonjësit.

Me gjithë prezencën e shtuar të forcave të policisë të cilat përveç mbarëvajtjes së rendit, kanë marrë masa edhe për fillimin e vitit shkollor pasi trafiku ka qenë shumë i rënduar duke mos hyrë në punë as Unaza e Re e cila u inagurua pak ditë më parë për të liruar trafikun në kryeqytet. 

Për të lëvizur nga Dogana drejt pallatit me shigjeta minimalisht të duheshin mbi 45 minuta, pasi trafiku ishte tepër i rënduar.

Të gjithë qytetarët dhe punonjësit kanë pasur vështirësi të arrijnë në orarin e duhur në punë, pasi edhe transporti publike ishte i mbipopulluar këtë të hënë.

Të gjithë jemi mësuar me këtë problematikë të nisjes së vitit të ri shkollor, por pyetja që kanë qytetarët është nëse këtë gjë ata do ta vuajnë çdo mëngjes dhe kush do jetë zgjidhja e këtij ploblemi.  

Edhe sot problemi më i madh ka qenë si zakonisht, trafiku i rënduar dhe kaosi në parkim pranë shkollave.

Për të sfumuar sa më shumë këtë problematikë dhe për të shmangur incidentet e mundshme pranë shkollave, policia e kryeqytetit ka njoftuar se ka angazhuar 1200 efektivë policie në terren.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here