Nisma ‘Open Balkan’, Rama më 3 dhe 4 nëntor viziton Beogradin, takim me Vuçiç dhe Zaev! Do flitet për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave

0

Ditën e martë, datë 2 nëntor, kryeministri Edi Rama niset drejt Serbisë. Në datat 3 dhe 4 nëntor Rama do të jetë i pranishëm në Beograd, ku edhe do të zhvillohet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativë të ‘Open Balkan’.

Kreu i qeverisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve. Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura e më pas do të ketë një konferencë të përbashkët.

Ende nuk dihet nëse në Beograd, janë thirrur të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë hedhur hapin për t’ju bashkuar kësaj nisme.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here