Një fëmijë ndau çiftin e famshëm Albi Nako dhe Klaudia Pepa

0

Ndarja e çiftit të famshëm të showbizit, Albi Nako dhe Klaudia Pepa kaloi jo pa zhurmë në media.

Publiku që i adhuronte nuk nguroi të paragjykonte, madje edhe të akuzonte balerinën shqiptare si shkaktare të ndarjes.

Por koregrafi Albi Nako ka vendosur të thyejë heshtjen për këtë çështje. I ftuar  tek “Rudina”, ai ka rrëfyer edhe për arsyet si për të dashur ti vërë kapak kësaj historie.

 “Kjo është një temë për të cilën unë nuk isha i përgatitur, të them të drejtën, megjithatë, për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim, por ka më shumë rëndësi që personave në jetën tonë t’u lëmë mirënjohjen dhe kujtimet e mira.Shumë njerëz e akuzuan Klaudian, pa dyshim, si karrieriste, por unë as kisha ndër mend t’u përgjigjesha. E vërteta është që, pas Amicci-t, Klaudia më kërkoi të bënim një fëmijë. Isha unë ai që e ndalova këtë. Ndoshta u tregova unë egoist. E vërteta më e madhe është e vërteta që nuk thuhet. Atë e dimë unë dhe ajo”.

Megjithatë Albi thotë se me Klaudian kanë mbetur miq të mirë.

“Ne jemi munduar ta kalojmë, por e thashë qe mes nesh mirënjohja dhe kujtimi janë ato që i lëmë njeri-tjetrit… Pse kur dy njerëz, kur nuk janë më, duhet të kthehet në urrejtje? Pse duhet të ndodhë kështu? Gjithë ato vite bashkëjetesë… Nuk jemi më bashkë, por unë dua të them një gjë: Klaudia ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në zemrën time.”

Të njëjtën gjë konfirmoi edhe balerina e njohur shqiptare përmes një videomesazhi, ku e cilësoi koreografin si “shoku dhe vëllai im i madh”.

“Albi, ti do të mbetesh gjithmonë shoku dhe vëllai im i madh”…

Një situatë e tillë ka përlotur Albin, i cili i pyetur mbi mundësinë e një rikthimi bashkë të çiftit u shpreh:  “Kurrë nuk i dihet!”

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here