Një periudhë e vështirë nis për Serkanin, të hënën në “Lule të vetmuara”

0
128

Defne e përjeton shumë keq kur mëson se Serkani është me leucemi. Ajo nis të kujdeset për të dhe shpreson se i vëllai do të shërohet. Defne mes lotësh përqafon Serkanin dhe i lutet t’i premtojë që nuk do e lërë. Meral i dërgon dhurata Zehrës dhe vajzës së porsalindur por nuk pritet aspak mirë nga Kaderi. Komisar Ali është ende në kërkim të vajzës që kanë rrëmbyer. Ejlyl dhe Ali afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Kader sheh se Xhemre kërkon në internet informacione për kancerin. Xhemre ia mban të fshehtë Kaderit që Serkan është i sëmurë. Gynej përpiqet të studiojë por Zehra ia sjell në majë të hundës me kërkesat e saj. Video ku Kader qëllon me shuplakë Meralin publikohet në internet dhe Neriman u jep një mësim të gabuar vajzave. Gynej pa e ditur të vërtetën mbi Serkanin tallet me të dhe i përmend vdekjen. Xhemre inatoset me Gynejin dhe i bërtet./revistawho.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here